Rrjeti Alumni i Programit Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë”, mbajti tryezë diskutimi mbi Bashkëpunimin Rajonal dhe Dialogun Kosovë-Serbi

19 janar 2021

Grupi për Bashkëpunim Rajonal dhe Dialogun Kosovë-Serbi, pjesë e Rrjetit Alumni të Programit Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë”, mbajti sot tryezën me po të njejtën temë.  Ky grup, fitues i grantit gjatë lansimit të programit të Rrjetit Alumni, në tërësi e kanë organizuar tryezën vet.

Me këtë çasje Grupi për Ballkan, dëshiron t’i angazhoj të rinjtë edhe përtej trajnimeve të rregullta, duke u dhënë mundësi të praktikojnë njohuritë e arritura gjatë trajnimeve.

E ftuar si paneliste në këtë tryezë ishte Vlora Citaku ish Ambasadore e Kosovës në ShBA, e cila u shpreh e lumtur që një temë si Bashkëpunimi rajonal dhe Dialogu Kosovë – Serbi po diskutohet nga të rinjtë e të gjitha partive politike pa përjashtim. Sipas saj dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet dhe nuk mund të vazhdoj pafundësisht. “Spektri politik kosovar duhet të jetë i unifikuar dhe ne duhet të përkrahim në maksimum qeverinë tonë në këtë proces, edhepse e njejta në fillim ka pasur konfuzitet në lidhje me prioritizimin e kësaj teme” – u shpreh zonja Çitaku.

Sejnur Veshall në cilësinë e zëvendës Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport u shpreh i pakënaqur me inkuadrimin e pakicave në procesin e dialogut, meqë si në Kosovë, poashtu edhe në Serbi jeton pakica rome.

“Pranova me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë tryezë, sepse deri më sot nuk e kemi diskutu përfshirjen e të rinjëve në këtë process, megjithëse do të doja që të rinjtë të mos jenë pjesë e dialogut, por të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre, sidomos të lëvizjes së lirë” – tha Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në cilësinë e përfaqësues së zyres së RYCO-s në Kosovë, Krenare Gashi Krasniqi u shpreh se janë të hapur që financiarisht ose jo financiarisht të mbështesin nisma që mëtojnë përfshirjen e të rinjëve në procese të bashkëpunimit rajonal. Poashtu sipas saj të rinjtë nuk duhet të jenë indifferent në tema të tilla, duke marrë si shembull edhe BREXIT.

Ferid Murseli nga D4D, i cili njëkohësisht ka qenë fasilitator I Grupit për Bashkëpunim Rajonal dhe Dialogun Kosovë-Serbi, ngriti çështjen e diskriminimit të madh që i është bërë të rinjëve përgjithësisht në proceset politike.

Ky projekt financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More