Tranzicioni në veri të Kosovës pas Marrëveshjes së Brukselit

Qëllimi

Qëllimi i projektit është që Beogradit, Prishtinës dhe akterëve të interesuar ndërkombëtarë t’iu ofrohet të kuptuarit e qartë të këndvështrimeve dhe opsioneve të popullësisë dhe udhëheqësisë së veriut të Kosovës, por edhe i formësimit të politikave që mund të sigurojnë mbështetje lokale dhe pjesëmarrjen aktive të veriut të Kosovës, në kontekstin e Marrëveshjes së Brukselit.

Qëllim tjetër është hulumtimi i asaj se si mund të ndihmojë implementimi në terren në tejkalimin e dallimeve të mbetura mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çështjet kyçe që ndërlidhen me implementimin civil të Marrëveshjes janë: administrata komunale, themelimi i administratës rajonale (“Bashkësia/Asociacioni”), zgjedhjet, policia dhe gjyqësori. Transferimi i policisë nën juridiksionin e Kosovës duhet të jetë i qetë, megjithëse ndërtimi i kapaciteteve, besimit dhe i mbështetjes nga ana e komunitetit janë synime sfiduese. Mbyllja e gjykatës serbe në Zveçan është e lehtë, por Gjykata e Kosovës në Mitrovicën e Veriut s’mund të funksionojë pa pranimin e saj në nivel lokal, sikurse që dëshmuan barrikadat e fundit – të cilat e detyruan gjykatën t’i anulonte seancat. Sfida më e madhe deri më tani do të jetë gjetja e mënyrës së administrimit praktik të këtij rajoni, por edhe ndërmarrja e veprimeve të domodoshme që do të siguronin pjesëmarrjen e nevojshme në zgjedhje dhe në institucionet e krijuara në këtë mënyrë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More