Raporti i ri i Grupit për Ballkan mbi sundimin e ligjit në Kosovë tregon për një gjyqësor të paorganizuar dhe mospërfillës ndaj reformave.
Ky raport ofron një përmbledhje të funksionimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe më pas një vështrim të thellë mbi administratën e gjyqësorit. Raporti gjenë se pavarësisht ndryshimeve të mëdha, gjyqësori ka treguar pak përparim. Niveli i lartë i korrupsionit dhe mungesa e efikasitetit dhe përgjegjësisë janë tregues të qartë se reformat nuk prodhuan rezultatet e dëshiruara. Pak vëmendje i është kushtuar administratës së madhe gjyqësore dhe mangësive të personelit e burimeve njerëzore të cilat përbëjnë pjesën ma të madhë të të punësuarve në institucionet e gjyqësorit. Administrata e gjykatave është në mënyrë aktive rezistente ndaj ndryshimeve dhe kërkon një avancim serioz përsa i përket modernizimit dhe mentalitetit.
Raporti ofron një gamë rekomandimesh. Grupi për Ballkan identifikon fushat me përparësi të cilat duhet të shenjëstrohen në një afat të shkurtër dhe mesëm për akterët e ndryshëm brenda sektorit.
Rekomandimet për Qeverinë përfshijnë, vazhdimin e rishikimit funksional tashmë të vonuar, zbatimin e ligjeve kryesore, koordinimin e donatorëve, integrimin proaktiv të të diplomuarve serbë të Kosovës dhe shtytjen përpara të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) si edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) duhet të rrisin transparencën, performancesn, standardet e adminsitrimit me rregulla më të mira të punësimit, trajnime përkatëse, vlerësime të përshtatshme dhe një kod etik.
Rekomandime i adresohen edhe Akademisë së Drejtësisë dhe fakulteteve juridike lidhur me bërjen e trajnimeve më cilësore dhe përmisimin e kurrikulave.
Përmirësimet do të ndihen vetëm nëse ndodhin dhe jetësohen ndryshime sistematike. Rekomandimet e tilla duhet të merren seriozisht ashtu që gjyqësori të bëhet një instrument plotësisht i pavarur dhe I administruar mirë, dhe që ofron një shërbim të drejtë dhe efikas për të gjithë qytetarët e Kosovës.