Gratë në politikë III – Përfaqësimi gjinor në nivel lokal

Published at: 19 Mar 2021

19 mars 2021

Artikulli i fundit Gratë në Politikë, prezanton të dhëna mbi përfaqësimin e grave në institucione lokale dhe ndërmarrjet publike. Përpos hendekut gjinor në nivelin qendror në politikë dhe qeverisje,  evident ështe edhe nën–përfaqësimi i grave në nivel lokal, ku burrat mbajnë pothuajse të gjitha pozitat përfaqësuese.  Numrat që tregojnë pabarazinë e madhe gjinore në të gjitha komunat, janë një thirrje për shqetësim dhe për veprime të menjëhershme. Për shkak të gjendjes së pakënaqshme, raporti ofron rekomandime për ndryshime ligjore, që janë tejet të nevojshme dhe poashtu kërkon marrjen e masave të tjera afirmative.