Grupi për Ballkan organizoi konferencën “Kosova në iniciativat rajonale: sfidat dhe mundësitë”

30 nëntor 2021

Me 30 nëntor, Grupi për Ballkan organizoi konferencën “Kosova në iniciativat rajonale: sfidat dhe mundësitë”. Konferenca kishte për qëllim të identifikojë mënyrat dhe mundësitë për përmirësimin e pozitës dhe pjesëmarrjes në organizatat dhe nismat rajonale, si dhe të shtjellojë sfidat kryesore që e pengojnë këtë.

Znj. Donika Gërvalla Schwarz, Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sh.T.  Jörn Rohde, Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë  dhe Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sollën në tavolinë pikëvështrimet e tyre  rreth pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Kosovës në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal.

Kjo konferencë mblodhi përfaqësues të qeverisë dhe ekspertë të fushës, si dhe staf diplomatik, të cilët janë akterët kryesorë për të shtyer para ndryshimin

Gjatë kësaj konference, Grupi për Ballkan prezentoi një sërë raportesh të cilat fokusohen në pozitën e Kosovës në organizatat dhe nismat e bashkëpunimit rajonal, kështu duke identifikuar sfidat kryesore dhe duke rekomanduar një sërë veprimesh konkrete që do të mund të ndërmerreshin:

Së fundmi, Grupi për Ballkan  ritheksoi përkushtimin që të ofroj mbështetje institucioneve të Kosovës në agjendat e bashkëpunimit rajonal.

Për më shumë kliko këtu.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More