HYRJE-DALJE

I.  Festivali më i madh i muzikës në Ballkan e një ndër më të mëdhenjtë në Evropë, me emrin Exit, organizohet çdo vit në kalanë e Petrovaradinit, në Novi Sad të Serbisë. Vitin e kaluar, festivali ka arritur të mbledhë rreth 300 mijë pjesëmarrës, ku kishin performuar artistë si Wiz Khalifa, The Prodigy, Ellie Goulding, […]

Puna e policisë në veri të Kosovës pas Marrëveshjes së Brukselit

Kanë kaluar gjashtë vjet nga zbatimi i marrëveshjes për integrimin e strukturave të policisë serbe nga veriu i Kosovës në Policinë e Kosovës (19 prill 2013). Para kësaj marrëveshje, që buron nga Dialogu i Brukselit, institucionet serbe, kosovare dhe ndërkombëtare në veri të Kosovës nuk kishin kufij të qartë të kompetencave të tyre dhe shpesh […]

Mendimi personal për Marrëveshjen e Brukselit për Drejtësi

Para Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi ishin dy sisteme gjyqësore që vepronin në të njëjtën kohë në territorin e Kosovës, një nga sistemi i gjykatave dhe ligjeve të Serbisë dhe gjyqësorit të Kosovës. Zbatimi me vonesë i Marrëveshjes zyrtarisht filloi më 6 nëntor 2017. Kjo u pasua menjëherë nga komentet politike nga të dy palët, […]

Prindërit e mi, pjesëmarrës në seminar

Para marrëveshjeve të Brukselit, Kosova dhe Serbia kanë qenë të mbyllura hermetikisht, dy sisteme të ndryshme qeverisëse që ngjajnë me shtete totalitare që mes vete kanë mure. Sot ka një komunikim të padukshëm, por të rëndësishëm. Isha shumë i lumtur, kur në vitin 2010 prindërit e mi po udhëtonin me autobus drejt Beogradit, për të […]

Përshtypjet e mia për integrimin e gjyqësorit në Mitrovicë

Jam prokurore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Jetoj në Mitrovicën e Veriut bashkë me familjen time. Që nga viti 1994 kam punuar për gjyqësorin serb; fillimisht si praktikante, më pas bashkëpunëtore profesionale, e më vonë si prokurore. Integrimi jonë në sistemin gjyqësor të Kosovës ndodhi në vitin 2017. Në fillim të punës sonë, përkthimi ishte […]

Marrëveshjet e Brukselit: Ndikimi i Tyre në Jetën Tonë të Përditshme

Marrëveshjet që kanë dalë nga Dialogu i Brukselit kanë arritur të ndikojnë pozitivisht në jetët e njerëzve në Kosovë, përkundër faktit që publiku u acarua kur “marrëveshja përfundimtare” u promovua të ishte më afër se kurrë. Duke qenë aktiviste e shoqërisë civile, për një kohë të gjatë, fokusi im ka qenë tek të metat e […]

Kjo lëvizje e vazhdueshme…

Kishte kohëra kur qytetarët e Kosovës e kishin shumë të vështirë të shkonin në Serbi. Sot, kjo lëvizje është bërë më e lehtë dhe është ndjenjë gëzimi të jesh në gjendje të udhëtosh në Serbi me veturë private. Marrëveshja për targa, e arritur në vitin 2011 mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i dialogut teknik […]

Rinia, Marreveshjet dhe Dialogu

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte iniciuar në vitin 2011, synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet qeverive, të mbështesë rrugëtimin e tyre drejt BE-së dhe të përmirësojë jetën e njerëzve në të dy anët. Rrjedhimisht marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndikojnë në jetën e […]

Liria E Lëvizjes Në Kosovë – Ndërmjet Marrëveshjeve Formale Dhe Realitetit

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes u nënshkrua nga Beogradi dhe Prishtina në korrik të vitit 2011 si pjesë e një dialogu teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe kishte për qellim zgjidhjen e çështjeve të lirisë së lëvizjes, andaj, në fakt paraqet përgjigjen në çështjen së në çfarë mënyre mund të lëvizin qytetarët brenda Kosovës, […]