Published at: 24 Nën 2019
Raporti i ri Grupit për Ballkan shqyrton trashëgiminë e EULEX-it, misionit më të madh civil ndonjëherë të lansuar nga Politika e Përbashkët e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Për më tepër, ai analizon gjendjen aktuale të sundimit të ligjit në Kosovë.
Duke qenë se BE-ja është duke përgatitur një tjetër nismë të rëndësishme për fushën e rendit dhe ligjit, mësime serioze duhet të nxirren nga misioni njëmbëdhjetë vjeçar që bëri pak për të arritur transformimin shoqëror në fushën e sundimit të ligjit.
Argumenti i qenësor i raportit është që EULEX-i duhet të largohet nga Kosova para lancimit të ndonjë iniciative madhore në fushën e sundimit të ligjit apo vendosjes së ndonjë mision të ri të BE-së. Vazhdimi i EULEX-it, me të arriturat e tij të pakta dhe imazhin e keq nuk do të ketë mbështetjen e institucioneve dhe publikut.
Rishikimi i kompetencave ndërkombëtare dhe kombëtare është i nevojshëm për të plotësuar dhë përgatitur më mirë nismat e reja të BE-së, dhe rekomandimet e Grupit për Ballkan shërbejnë si masë paraprake për mospërsëritje të të njëjtave gabime.
Për të pasur sukses, nismat e reja të BE-së dhe agjendat për mbësthetje të rendit dhe ligjit në Kosovë duhet të bazohen së paku në këto parime, si më poshtë:
BE ka një mundësi reale për të punuar me akterët dhe institucionet vendore dhe nuk duhet të imponojë një mision të pamenduar mirë që duket dhe sillet sikur EULEX-i. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës duhet të marrin rolin drejtues – ata nuk mund të vazhdojnë të fajësojnë misionet ndërkombëtare për mungesën e progresit në vendin e tyre.