Përkrahje me ekspertë për dialogun dhe institucionet e Kosovës

Grupi për Ballkan ofron përkrahje dhe ekspertizë në fusha kyçe si dialogu dhe negociatat, siguria, politika e jashtme, bashkëpunimi rajonal, agjendat dhe reformat e BE-së, qeverisja e mirë, zhvillimi dhe ligjbërja, etj. Brenda këtij komponenti, ne angazhojmë një numër të madh ekspertësh dhe konsulentësh për të mbështetur institucionet kryesore në fushat kyqe të politikave ku ka nevojë dhe mangësi. Ne synojmë të rrisim kapacitetet e këtyre institucioneve, të nxisim ndryshime pozitive dhe të thjeshtëzojmë proceset e politikëbërjes. Ekspertët punojnë si në çështjet e politikave afatshkurtra ashtu edhe në ato afatgjata, duke ofruar mbështetje dhe këshilla të vlefshme për politikat. Qëllimi ynë është të fuqizojmë institucionet dhe t’i ndihmojmë ato të përgatisin dhe avancojnë më mirë agjendat e politikave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Ne besojmë se shoqëritë përfitojnë nga institucionet e forta dhe proceset më të mira të politikave duke i përgatitut vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE. Grupi për Ballkan shpreh mirënjohje ndaj institucioneve shtetërore për besimin dhe pranimin e mbështetjes nga ekspertët e angazhuar.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More