Agjenda e Reformave Evropiane për Kosovë: Sfidat e këtij plani të mirë

Nëntor 2016 – Në përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), me 11 nëntor 2016, Kosova dhe BE-ja fillojnë një tjetër dialog, Agjendën për Reforma Evropiane (ARE). Dokumenti përmban 22 prioritete dhe 130 veprime, në fushën e qeverisjes, sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, konkurrueshmërisë, si dhe arsimit dhe krijimit të vendeve të punës. […]

Fokus Grupi në Ferizaj – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

14 nëntor 2016 – Sot, Grupi për Ballkan mbajti një takim me një tjetër fokus grup, me të rinjtë e moshës 18-35 vjeç, në Ferizaj. Qëllimi ishte të rritej ndërgjegjësimi dhe njohuria midis të rinjve për pasojat e radikalizmit dhe rëndësinë e kundërshtimit të ideologjive të dhunshme ekstremiste, me fjalë dhe në praktikë. Diskutimet pasqyruan […]

Fokus grupi në Drenas – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

11 nëntor 2016 – Prindër të moshës 45-65 vjeç morën pjesë në diskutimin e fokus grupeve  të organizuar nga Grupi për Ballkan në Drenas. Prindërit kërkonin më shumë informata rreth pasojave të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar. Diskutimet shtjelluan mënyrat si prindërit mund të marrin masa parandaluese kundër ekstremizmit në mënyrë proaktive dhe si mund ta […]

Hulumtim – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

Nëntor 2016 – Grupi për Ballkan zhvilloi njëmbëdhjetë intervista në nëntor të vitit 2016, në Ferizaj, Drenas dhe Vushtrri. Hulumtimi përfshiu intervista me përfaqësues të organizatave lokale, të shoqërisë civile, këshillave fetarë, policisë rajonale, zyrtarëve komunalë dhe udhëheqësve të komunitetit. Ato na ndihmuan ta kuptojmë më mirë kontekstin lokal mbi çështjen lidhur me ekstremizmin fetar, […]

Tryezë e rrumbullakët me udhëheqësit e Kosovës

25 tetor 2016 – Sot mundësojmë një raund të ri të dialogut politik me udhëheqësite pesë partive politike parlamentare. Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit e i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së ,Ramush Haradinaj, kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe kryetari NISMA-s, Jakup Krasniqi, të shoqëruar nga nënkryetarët e tyre, […]

Prezantimi i dialogut Kosovë-Serbi në Forumin e Sigurisë në Beograd

12-14 tetor 2016 – Drejtori Ekzekutiv i BPRG-së, Naim Rashiti, u ftua të flasë në Forumin e Sigurisë në Beograd në temën “Dialogu Beograd-Prishtinë dhe e ardhmja e BE-së”. Prezantimi i tij përfshinte një pasqyrë të arritjeve të dialogut, trajtimin e sfidave dhe kundërshtimin ndaj dialogut dhe si të zhvillohen fazat e normalizimit drejt një […]

Tryezë e rrumbullakët me shoqërinë civile, përfaqësues të mediave, përfaqësues politikë në Preshevë

29 shtator 2016 – Grupi për Ballkan organizoi një tryezë të rrumbullakët me shoqërinë civile, aktivistët e mediave, anëtarë të partive politike dhe të komunitetit në Preshevë. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi i integrimit të komunitetit shqiptar në institucione publike, të drejtat dhe sfidat e tyre që ndikojnë në ta në fushën e sigurisë, […]

Raund i ri i dialogut me nënkryetarë të partive

15 shtator 2016 – Mundësuar nga Grupi për Ballkan, përfaqësues të pesë partive politike u takuan sot në Prishtinë për të diskutuar për një projektdeklaratë për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Deklarata synonte gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjen e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit. Anëtarët e partive e […]

Udhëheqësit e Kosovës takohen për të dialoguar

5 gusht 2016 – Sot, udhëheqësit e Kosovës u takuan për të diskutuar për çështjet që kanë shkaktuar kundërthënie mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli (kryetar i PDK-së), Visar Ymeri (kryetar i VV-së), Ramush Haradinaj (kryetar i AAK-së) dhe Fatmir Limaj (kryetar i NISMA-s), të shoqëruar nga nënkryetarët, diskutuan […]

Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të lartë të partive

13 korrik 2016 – Me iniciativë të Grupit për Ballkan dhe në partneritet me Institutin D4D, përfaqësues të lartë të partive politike u takuan sot në Prishtinë. Ky takim shënon raundin e katërt të dialogut politik. Agjenda e tryezës së rrumbullakët përfshiu diskutime mbi hapat e mëtejmë për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale lidhur me […]