Grupi për Ballkan nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar – Sida

Grupi për Ballkan nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar – Sida, për të mbështetur projektin e ri – Përkrahja e Agjendës Evropiane për Kosovën: Konsolidimi i Institucioneve të Paqes dhe Reformave të Ndërlidhura me BE-në. Ky projekt synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe politike të Qeverisë së Kosovës […]

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Prishtinë, 16 korrik 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti. Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së […]

Grupi për Ballkan ka organizuar një sërë ngjarjesh për të promovuar dhe mbështetur dialogun Kosovë-Serbi

Grupi për Ballkan ka organizuar një sërë ngjarjesh me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Përmes platformës Western Balkans Policy Forum, Grupi për Ballkan organizoi konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit.” Konferenca bëri bashkë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker, lehtësuesit e […]

Balkan Dialogues Initiative – E Ardhmja Evropiane për Vendet e Ballkanit Perëndimor: Sigurimi i Paqes Pozitive

11-13 maj 2023, Prishtinë, Kosovë Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Fondacionin BFPE për një Shoqëri të Përgjegjshme dhe Këshillin Atlantik, organizuan Balkan Dialogues Initiative. Në kuadër të Forumit të Politikave të Ballkanit Perëndimor, kjo konferencë shërbeu me sukses si një platformë për bashkëpunim ndërmjet aktorëve kryesorë nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e […]

Kosova: Zhbllokimi i perspektivës Euro Atlantike – Bashkimi Evropian, Dialogu për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë dhe mundësitë për njohje nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së

Raporti i ri i Grupit për Ballkan Kosova: Zhbllokimi i perspektivës Euro-Atlantike Bashkimi Evropian, Dialogu për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë dhe mundësitë për njohje nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së, analizon pikëpamjet e shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën dhe rolin e BE-së sipas planit Franko-Gjerman. Pesë nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) […]

Rinisja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Të bërit e objektivave më ambicioze

Pak para se kancelari gjerman Olaf Scholz të rifillojë Procesin e Berlinit në fillim të nëntorit 2022, raporti i ri i politikave të Grupit për Ballkan – Rinisja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Të bërit e objektivave më ambicioze, ofron një analizë gjithëpërfshirëse të procesit të Berlinit. Duke u mbështetur në sukseset dhe të […]

Çdo kryeqytet ka një tregim! T’i vizitojmë ato!

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po negociojnë lëvizjen e lirë me letërnjoftime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit. Grupi për Ballkan fuqimisht avokon avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, promovimin e të drejtave të qytetarëve […]

Aktivitet shkëmbimi “Promovimi i zërave të fuqishëm, rritja e rolit të shoqërisë civile dhe mbështetja e mundësive të reja për normalizimin e marrëdhënieve”

20-21 qershor 2022 Grupi për Ballkan organizoi aktivitet shkëmbimi me përfaqësues të shquar të shoqërisë civile të Serbisë dhe Kosovës më 20-21 qershor 2022, në Prishtinë. Në kuadër të shtyllës ‘Përparimi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë’, ky aktivitet synoi të vendosë bazat për shkëmbime të rregullta të grupeve të ndryshme të […]

Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë dy-ditore “Kosova në nismat rajonale: Kalendari i Agjendave dhe Plani i punës”

26 dhe 27 maj 2022, Tiranë Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë dy-ditore “Kosova në nismat rajonale: Kalendari i Agjendave dhe Plani i punës”. Kjo punëtori mblodhi përfaqëses të Zyrës së Kryeministrit (ZKM), si dhe zyrtarë të ministrive linjë dhe institucioneve tjera publike të Kosovës, njëherësh të cilësuar si Pika të Kontaktit të agjendave të bashkëpunimit […]

Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë “Kosova në nismat rajonale: Korniza dhe Koordinimi Institucional”

30 mars 2022 Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë e rradhës “Kosova në nismat rajonale: Korniza dhe Koordinimi Institucional”. Kjo punëtori synoi fuqizimin e kornizës dhe koordinimit ndër-institucional në mënyrë që të trajtohen me efikasitet të gjitha çështjet që lidhen me agjendat e bashkëpunimit rajonal. Gjatë punëtorisë u shqyrtuan disa mekanizma të monitorimit, raportimit dhe komunikimit, […]