Të rinjtë në politikë

Programi Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike – Trajnim për Politika Publike dhe Aftësi” është krijuar për t’i pajisur të rinjtë aktiv të partive politike në Kosovë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, partitë politike dhe ideologjitë, qeverisjen e mirë, zhvillimin ekonomik, politikën shëndetësore dhe sociale, politikat arsimore, përfshirjen gjinore dhe sociale, integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal, dialogun Kosovë-Serbi, Sigurinë: zgjidhjen e konflikteve, ndërtimi i paqes dhe elementet e ekstremizmit të dhunshëm, Mjedisi: politikat mjedisore, ndryshimet klimatike, pasojat globale dhe lokale, Efikasiteti i energjisë: menaxhimi i burimeve, energjia e ripërtëritshme dhe politikat lokale në Kosovë, dhe Politika e jashtme: elementet e marrëdhënieve ndërkombëtare, politika e jashtme e Kosovës dhe gjeopolitikë.

Kurrikula për këtë program ekzekutiv është zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Amerikan dhe akademikët më të mirë mësimdhënës. Ajo përmirësohet rregullisht për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja.

Duke bashkuar të rinjtë nga subjekte të ndryshme politike, ky program shërben po ashtu si një platformë për nxitjen e bashkëpunimit midis liderëve të ardhshëm. Pjesëmarrësit e suksesshëm do të marrin nga një certifikatë dhe do të bëhen pjesë e Rrjetit Alumni “Të Rinjtë në Politikë”, një grup ekskluziv i pjesëmarrësve që kanë përfunduar programin dhe janë të gatshëm të kenë një ndikim pozitiv në komunitetin e tyre.

Qëllimi i këtij programi është rritja e kapaciteteve të anëtarëve të rinj të partive politike dhe pajisja e tyre me njohuri dhe aftësi për karrierën e tyre në të ardhmen.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More